10:45 / E Diele, 12 Gusht 2018 / indeksADMonline

Ksamili i mbytur nga plehrat (Video)

Një ndër zonat më turistike të verës në Shqipëri është Ksamili.

Po duket se përveç faktit se njihet e tillë, mungon totalisht kujdesi për të mbajtur pastë këtë vend ku vijnë mijëra turistë, jo vetëm shqiptarë, por edhe të huaj.

Ish-kryeministri Sali Berisha ka denoncuar këtë fakt, duke postuar në Facebook e tij një video ku duket situata e rëndë e ndotjes në këtë zonë.

Ja çfarë shkruan në Facebook ish-kryeministri Sali Berisha:

Një mirëmëngjesi me plehra nga Ksamili për piktorin deshtak!

Lexoni mesazhin dhe shikoni videon e qytetari dixhital

Pershendetje doktor!

Pashe qe kishit postuar plehrat ne Himare. Ne Ksamil eshte njesoj.

Kazane te mbushur plot, buze rruges dhe ngjitur me hotele te frekuentuar, kryesisht, nga turiste te huaj.