18:58 / E Martë, 08 Maj 2018 / indeksADMonline

Kthehet Ebola në Kongo, konfirmohen disa raste

Ministria e Shëndetësisë së Kongos ka konfirmuar dy raste të Ebolas në këtë vend të Afrikës Qendrore.

Këto raste vijnë pas gati 10 muajsh pas përfundimit të një shpërthimi të mëhershëm.

Ministria e Shëndetësisë tha të martën se pesë mostra janë marrë nga rastet e dyshuara në Bikoro në veriperëndim.

Ajo tha për pesë mostrat e dërguara në Institutin Kombëtar të Kërkimeve Biologjike në Kinshasë, dy u kthyen pozitivisht për Ebola.

Ajo tha që nga njoftimi i rasteve më 3 maj, asnjë vdekje nuk është raportuar mes atyre të hospitalizuar ose në mesin e personelit shëndetësor.

Ministria tha se një ekip ekspertësh do të shkojë në Bikoro të mërkurën për të mbikëqyrur dhe ndihmuar në monitorimin e situatës për të shmangur përhapjen e mëtejshme të sëmundjes.

Temat: