75 Mall Live Search
13:05 / E Hënë, 19 Mars 2018 / indeksADMonline

Kthehet mbrapshtë mocioni i VV-së për shkelje të rregullores së Kuvendit

Komisioni parlamentar për Legjislacion sot pas shqyrtimit ka miratuar në parim Projektligjin për Gjykatat, i cili fuqizon gjyqësorin.

Korab Sejdiu, anëtar i Komisionit, ka thënë se ky projektligj fuqizon gjyqësorin, edhe pse sipas tij, ka disa nene që lënë mundësi për korrupsion në këtë sektor, andaj kërkoi që ky lëshim duhet të rregullohet.

“Me këtë ligj ta bëjmë që çdo gjykatë ta ketë nga një bashkëpunëtor profesional, ngaqë do të kishte me pasur më shumë efikasitet në këtë fushë”, ka thënë Sejdiu.

Anëtari tjetër i komisionit, Sami Kurteshi ka thënë se pragu i fitimit të gjyqtarëve nga 25 për qind jashtë profesionit është e lartë, ngase ka shumë lëndë të pazgjidhura.

Anëtarët e komisionit me shumicë votash kanë kthyer mbrapa për përpunim mocionin e GP të Vetëvendosje për shkeljen e rregullores së Kuvendit të Kosovës në një prej seancave të kaluara në kuvend.

Komisioni ka miratuar marrëveshjen për Ratifikimin e Traktatit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Hungarisë mbi transferimin e personave të dënuar./Indeksonline/