07:30 / E Hënë, 24 Qershor 2019 / indeksADMonline

Kthehet moti i ftohtë në Serbi, madhësia e breshrit ngjason me një top tenisi!

Reshjet e shiut janë kthyer dje përsëri në Serbi. Retë, erërat dhe moti i ligë në përgjithësi mbretëroi ditët e fundit në këtë vend.

Madje media të shumta kanë publikuar edhe video-t që ishin realizuar nga qytetarët, ku shihet qartë madhësia e breshrit që ngjason me një top të tenisit, transmeton Indeksonline.

Gjendje e jashtëzakonshme është shpallur në disa vende, kurse qytetarëve iu është rekomanduar të qëndrojnë nëpër shtëpi dhe të mbyllin dyert e dritaret e çdo hapësirë tjetër ku mund të depërtojë uji./Indeksonline/