14:18 / E Shtunë, 26 Tetor 2019 / indeksADMonline

Kthehet në Moskë rusja e cila u dënua për spiunazh në SHBA

Aeroplani në të cilin ndodhej agjentja ruse e dënuar në SHBA, Maria Butina, mbërriti në Moskë, transmeton Anadolu Agency.

Aeroplani “Aeroflot” i cili fluturoi nga Miami ateroi të shtunën në Aeroportin Sheremetyevo pak para orës 11:30, njoftuan zyrtarët e aeroportit.

Butina, aktiviste për të drejtat e armëve e cila u përpoq të inflitrohet në qarqet kosnservatore të grupeve politike në SHBA dhe të promvonte axhendën ruse në kohën kur Donald Trump mori pushtetin, u lirua të premten nga një burg i sigurisë së ulët në Florida. Ajo ishte në paraburgim që nga arrestimi i saj në korrik të vitit 2018.

Ish-studentja e diplomuar në Universitetin Amerikan u shpall fajtore dhjetorin e kaluar për komplotin se ka vepruar si agjente e paregjistruar për Rusinë. Ajo pranoi se ajo dhe një ish-deputet rus kishin punuar për të nxitur kontaktet në Shoqatën Kombëtare të Armëve për të gjetur kanalet që do të çonin drejt konservatorëve amerikanë. /IndeksOnline/