11:04 / E Enjte, 18 Shkurt 2021 / Blerim

Kthimi i tifozëve në Premierligë nuk do të ndodhë as këtë sezon!

Tifozët e futbollit nuk do të kthehen nëpër stadiume as këtë sezon.

Edhe pse po bëhen përpjekjet për ta larguar virusin Covid-19, një variant i dytë që ka nisur në gjithë botën ka prishur të gjitha planet, shkruan IndeksOnline.

Plane ka prishur edhe në sport, ku tifozët mezi presin të rikthehen në tribuna.

Megjithatë, shefi ekzekutiv i Premierligës, Richard Masters thotë se nuk ka shanse që tifozët të rikthehen këtë sezon.

Sipas tij, mbështetësitë në stadiume priten të rikthehen vetëm në sezonin e ardhshëm që nis në muajin gusht të këtij viti./IndeksOnline/