18:02 / E Diele, 11 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Kthimi nga vikendi, krijohen kolona të gjata në kufirin Shqipëri- Kosovë

Kolona të gjatë janë krijuar në kufirin e Shqipërisë, në hyrje të Kosovës mbrëmjen e sotme.

Për shkak të përfundimit të vikendit,  qytetarë të shumtë ia kanë mësyrë kufirit për t’u kthyer në Kosovë dhe kjo po shkakton kolona dhe pritje të gjata në kufirin në Morinë, shkruan Indeksonline.

Temperaturat e larta në vend, kanë bërë që edhe në nëntor qytetarët e Kosovës të kalojnë vikendet në Shqipëri, vend ky që pëlqehet shumë nga kosovarët për pushime./Indeksonline/