14:47 / E Mërkurë, 24 Janar 2018 / indeksADMonline

Ku do t’i zhvillojë ndeshjet Kosova? Flet Fadil Vokrri (Foto/Video)

Kreu i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri ka komentuar grupin e hedhur nga UEFA për Ligën e Kombeve.

Fotoreporteri i IndeksOnline i pranishëm në shtëpinë e UEFA-s ka folur me Vokrrin për mundësitë e Kosovës, trajnerin dhe stadiumin.

Shorti i UEFA-s dhe mundësia e Kosovës:

“Shorti është i mirë, duke marr parasysh dy shtetet, Maltën dhe Ishujt Faroe – mendoj se do të jetë një situatë e mirë të përfundomë më mirë se këto dy shtete. Kurse Azerbajxhani është favoriti i grupit. Më i miri i 16 skuadrave të Ligës D. Ne do të mundohemi që me eksperiencën e fituar nga kampanja e kaluar ta mbyllim në pozitën e parë”, ka thënë Vokrri

Stadiumi:

“Shpresoj të jetë gati, pasi i kemi premtimet nga Ministria e Sporteve. Në muajin maj presim që punimet të përfundojnë në stadiumin e Prishtinës. Ne shpresojmë, pasi nëse edhe kësaj radhe nuk do të bëhet, do të jetë katastrofale për Kosovën”

Trajneri:

“Jemi në bisedime. Së shpejti do të ketë të reja edhe nga trajneri. Tani e dimë edhe grupin dhe do ta kemi më të lehtë zgjedhjen e trajnerit të ri”

/IndeksOnline/