23:41 / E Premte, 05 Janar 2018 / indeksADMonline

Ku është Donika Kadaj?

Në kohën kur Lëvizja Vetëvendosje po përballet me një situatë të vështirë, njëra nga zërat më aktiv të partisë, Donika Kadaj-Bujupi vazhdon të heshtë. Indeksonline ka kontaktuar me deputeten në fjalë e cila ka treguar se ndodhet në fshatin e saj të lindjes në Istog.

“Pas disa javëve të kaluara padrejtësisht në paraburgim, kam patur nevojë për qetësi dhe pushim. Këtë jam duke e bërë pranë familjes time në Istog” ka thënë Kadaj për Indeksonline.

Deputetja në fjalë nuk ka dashur të komentojë situatën e fundit të krijuar në Lëvizjen Vetëvendosje.

“Nuk dua të komentoj rreth kësaj situate. Nuk kam qenë edhe fort në ngjarje sepse kisha nevojë për pushim. Shpejt do të kthehem në Prishtinë dhe do t’i kthehem aktualitetit” ka thënë Donika Kadaj.

Se Donika në të vërtetë është duke pushuar, tregojnë edhe postimet e saj në Facebook ku ka arritur të sfidoi veten në borë duke vizituar një nga bjeshkët e Istogut./Indeksonline/