10:32 / E Enjte, 24 Qershor 2021 / Blerim

Kualifikimi i Portugalisë, Ronaldo shpreson në befasi: Vazhdoni të besoni!

Cristiano Ronaldo dhe Kombëtarja e Portugalisë ka siguruar kualifikimin në fazën eliminim-direkt në EURO20.

Portugalia barazoi 2 me 2 kundër Kombëtares së Francës, duke siguruar kështu kualifikimin nga pozita e tretë, shkruan IndeksOnline

Ylli i Juventusit, Ronaldo shënoi dy gola kundër Francës – të dy erdhën nga pika e bardhë e penalltisë.

Përmes rrjeteve sociale, Ronaldo shpreson që ekipi i tij të shkoj shumë përpara.

“Vazhdoni të besoni sa më shumë”, ka shkruar Ronaldo

Kujtojmë që Portugalia në fazë e 1/8 së finales do të luaj kundër Kombëtares së Belgjikës./IndeksOnline/