23:29 / E Premte, 02 Qershor 2023 / Gj. Sh

Kubo: Dera për Real Madrid është e mbyllur

Talenti japonez, Takefusa Kubo, ka mbyllur derën për një rikthim te Real Madridi.

Futbollisti i Real Sociedadit, ka thënë se dëshiron të jetë një yll në Ligën e Kampionëve dhe ta bëjë të veçantë emrin e klubit të tij në Evropë, shkruan IndeksOnline.

Unë jam lojtar i Real Sociedad, dera për Real Madrid është e mbyllur. Dua të jem një yll në Ligën e Kampionëve dhe ta bëj emrin e Real Sociedad të veçantë në Evropë”, tha Kubo për Carrusel.

21-vjeçari ishte blerë nga Real Madridi gjatë vitit 2019, por që nuk ka luajtur asnjë ndeshje me klubin mbretëror, pasi që ka qenë i huazuar në klube të ndryshme si Mallorca, Villareal e Getafe.

Gjatë verës së kaluar, Kubo u ble nga Real Sociedad, duke u shndërrua në një nga futbollistët kryesor, ku në 34 paraqitje ka shënuar 9 gola dhe ka bërë 4 asiste, duke ia siguruar klubit të tij kualifikimin në Champions League./IndeksOnline/