08:27 / E Shtunë, 20 Tetor 2018

Kuçi kritikon dialogun me Serbinë

Ish-zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi ka kritikuar dialogun që po zhvillohet me Serbinë, duke thënë se ky dialog nuk ka emër e as qëllim.

Iniciativa për “korrigjim të kufijve” është e rrezikshme, pasi marrëveshjet me Serbinë nuk janë asnjëherë të qëndrueshme dhe po ashtu formati politik i dialogut nuk është zgjidhja më e mirë. Kështu u tha dje në tryezën e organizuar nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike me titull: “E kaluara, e tashmja dhe e ardhmja: Dialogu Kosovë – Serbi dhe mësimet që lidershipi i Kosovës duhet t’i përsërisë”, në të cilën folën ish-presidenti Fatmir Sejdiu, nënkryetari i PDK-së Hajredin Kuçi dhe kryetari i Këshillit Kombëtar i Nismës Socialdemokrate, Jakup Krasniqi, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Ish-presidenti Sejdiu u shpreh i pasigurt lidhur me atë se çka mund të përfitojë Kosova nga një marrëveshje e mundshme me shtetin fqinj.

Ai tha se çdo iniciativë, e cila nuk e respekton Kushtetutën nuk mund të ketë rezultat të mirë dhe se dialogu duhet të shërbejë vetëm për përmirësim të marrëdhënieve mes dy shteteve.