10:51 / E Hënë, 20 Dhjetor 2021 / MSH

Kufjet VR që do të jenë trendi i vitit të ardhshëm

Viti 2022 do të jetë patjetër viti i formatit VR (virtual reality).

Teknologjia e realitetit virtual do të sjellë shumë risi dhe nuk ka se si të mos përmendet emri i kompanisë Apple në këtë mes.

Apple pritet të lansojë produktin e saj VR kah fundi i vitit të ardhshëm, ndërkaq specifika e kësaj risie do të jenë kufjet VR/AR të cilat do të pasohen nga syzet AR që pritet të sjellin një “realitet të argumentuar”.

VR do të sjellë edhe kompania e Zuckerbergut e sapo shndërruar në Meta. Ato do të mundësojnë realitet të përzier dhe ndjekje të fytyrës.

Oculus Brand Dead, Oculus Quest To Become Meta Quest In 2022

Listës së kompanive që synojnë realitetin virtual nuk i ka munguar as Sony. Marka do të lansojë PlayStation 5 i cili do të mundësojë lidhjen me VR, bashkë me gjurmim të syve, që pritet të jetë hiti i vitit në lojëra.

New Playstation 5 VR headset might get eye tracking - The VR Journal

Teknologjia e realitetit virtual është duke përparuar me shpejtësi, megjithëse baza e saj tij është momentalisht tregu i lojërave.