09:25 / E Enjte, 22 Mars 2018 / indeksADMonline

Kujdes gjatë vozitjes në autostradën Prishtinë-Ferizaj, bora është e papastruar (Video)

Reshjet e borës në vend kanë filluar që nga dita e djeshme, kështu duke kthyer temperaturat e ftohta në fillimin e pranverës.

Me kthimin e reshjeve të borës sigurisht se shtohet edhe bora nëpër rrugët e ndryshme të vendit.

Një lexues i Indeksonline ka dërguar një video në të cilën shihet gjendja e autostradës Prishtinë-Ferizaj, e cila duket të jetë e papastruar nga bora.

Siç shihet në këtë video veturat e kanë mjaft të vështirë kalueshmërinë si pasojë e borës së madhe në këtë pjesë./Indeksonline/