Kujdes gjatë vozitjes në këtë autostradë, të reshurat e borës po e vështirësojnë kalimin (Foto)
Gjatë ditës së djeshme kompanitë e kontraktuara për pastrimin e rrugëve dhe autostradave në vend janë përkujdesur pothuajse në mënyrën më të mirë të mundshme.
Por të reshurat e borës kanë startuar sërish kështu duke shkaktuar probleme në komunikacion.
Është pikërisht autostrada Prishtinë-Prizren, e cila duket se është mbuluar nga bora por edhe nga ngricat si pasojë e temperaturave shumë të ultra. Kjo gjë është bërë e ditur nga një qytetar i cili ka publikuar pamje momentale, transmeton Indeksonline.
Duhet shtuar se Ministria e Infrastrukturës që nga e shtuna ka porositur qytetarët që të jenë të kujdesshëm për gjatë vozitjes pasi të reshurat e borës janë aktive pothuajse gjatë gjithë kohës edhe pas pastrimit dhe eliminimit të borës që po bëhet./Indeksonline/