20:16 / E Martë, 20 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Kujdes i veçantë për politikanët sonte, batanije në ulëset VIP të “Fadil Vokrrit”

Pas pak pritet të nis ndeshja e shumëpritur Kosova-Azerbejxhan, e që do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Por, reshjet e shiut që shoqëruan sonte kryeqytetin, prishën planet dhe disponimin e shumë futbolldashësve, raporton Indeksonline.

Mirëpo, problem me shiun dhe të ftohtit nuk do të kenë të paktën politikanët.

Indeksonline ka bërë fotografi të ulëseve të politikanëve, ku shihet se organizatorët janë kujdesur që mysafirët të ndjehen komodë.

Në çdo ulëse të personaliteteve të njohura, kanë vendosur nga një batanije, në mënyrë që mos të ndjejnë të ftohtit. /Indeksonline/