23:36 / E Shtunë, 07 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Kujdes në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë, mjegullë e madhe

Në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë në orët e vona të së shtunës është bllokuar thuajse e tërë pamja nga mjegulla e madhe,shkruan Indeksonline.

Në një video që kanë dëtguar lexuesit në Indeksonline shihet se në këtë magjistralen duhet të keni kujdes të shtuar për shkak të pamjes së shkurtër.

Edhe Policia e Kosovës në fillim të stinës së dimrit ka bërë apel që vozitësit te kenë kujdes për shkak të motit të ligë dhe të përdorin dritat e mjegullës në raste të tilla.

Mjegulla ka filluar ta përfshij edhe kryeqytetin, por me dendësi më të vogël./Indeksonline/