22:44 / E Premte, 10 Qershor 2022 / OSH

Kujdes rrugës për në Shqipëri, Policia po i “pret” kosovarët me radar

Me ngritjen e temperaturave është rritur edhe numri i vizitorëve nga Kosova për në Shqipëri.

Mirëpo, kosovarët të cilët marrin rrugën për në Shqipëri duhet të tregohen të vëmendshëm në respektimin e rregullave të komunikacionit.

Kjo pasiqë, Policia Shqiptare ka vendosur radar në vendin “Ura e Fanit”, shkruan IndeksOnline.

Një lexues ka treguar për IndeksOnline se numri i veturave nga Kosova që u gjobitën sot nga Policia ishte konsiderueshëm i lartë.

Ky lexues tregoi se u “kap” nga radari dhe u dënua me 4 mijë lekë ose 33 euro.

“Tejkalon kufijtë e shpejtësisë më shumë se 10 km/h, jo më shumë se 30 km/h. Matur me radar Poliscam 117km/h”, thuhet në gjobën e dhënë për kosovarin./IndeksOnline/