Kujt po i pengojnë arrestimet e fundit në Kosovë?
Krerët e shtetit duket se nuk kanë fare koordinim mes vete. Fakt për këtë janë arrestimet e fundit që kanë ndodhur në Kosovë. Mes krerëve të shtetit është parë një jokoordinim i përcjellur në mënyra të ndryshme në media.
Pavarësisht se nuk bëhej fjalë për arrestime që duhej ta dridhnin skenën politike, mes tyre ka patur “fërkime” të transmetuara në mënyra të ndryshme.
Por, çfarë do të ndodhë kur të nisin arrestimet për Gjykatën Speciale? Kush, kë duhej ta fajësojë njëri tjetrin? Këto përgjigje mbase do t’i marrim me kohë, por sot dilema mbetet se kujt po i pengojnë arrestimet e fundit.
Arrestimi i Gjuriq, zyrtarëve të lartë për korrupsion dhe sot depërtimi i “gulenistëve” ka sjellur këtë situatë të re në Kosovë. Kjo mbase duhej të ishte situata më e duhur për Kosovën për të luftuar krimin, duke respektuar ligjet e Kosovës, situatë që do të premtonte stabilitet në një të ardhme të afërt.
Në këtë mënyrë duhej të merrte fund edhe servilizmi ndaj ambasadave të huaja sa për të treguar se Kosova ka shtet, institucione e fuqi për vendimmarrje.