Kukësi bëhet me portier nga Superliga e Kosovës (Foto)
Skuadra nga Shqipëria është afër akordit me portierin kosovar, Faton Malokun.
Sipas “Panorama.al”, Kukësi tashmë ka arritur marrëveshje me portierin nga Kosova, transmeton IndeksOnline.
Maloku është pjesë e Feronikelit. Së fundmi portieri është ftuar nga trajneri Challandes, për miqësoret e Kosovës.
Kujtojmë se skuadra shqiptare sezonin e ri do të luajë në kualifikimet për Ligën e Kampionëve./IndeksOnline/