21:48 / E Diele, 07 Janar 2018 / indeksADMonline

Kulla e Jasharëve rrezikon të shembet

Kulla e Jasharëve në Prekaz ka filluar të shembet, për shkak të mungesës së kujdesit nga shteti, njofton televizioni publik.

Vizitorët thonë se shteti duhet të investojë më shumë në këtë kompleks.

Ndërsa ciceroni i Kompleksit, Ilaz Halimi, bën të ditur se projekti për Kullën e Jasharëve është gati, porse Qeveria duhet t’i ndajë mjetet financiare për rinovim.

Sipas tij, sivjet pritet që Qeveria e Kosovës t’i ndajë mjetet.

Në Kosovë janë 109 asete të trashëgimisë kulturore të cilat janë në rrezik.

Ky rezultat del nga hulumtimi në terren i Fondacionit kosovar “Trashëgimia Kulturore pa Kufij”.