09:51 / E Mërkurë, 01 Gusht 2018 / indeksADMonline

Kultivonte Kanabis në shtëpi, arrestohet pejani

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të klasifikuar si ‘Blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje e pa autorizuar e narkotikëve / kultivim i bimës së hashash, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit’.

Në rrugën “Agush Gjoci” në Pejë  të hënën e 31 korrikut, rreth orës 11:30, është arrestuar i dyshuari, pas konstatimit se kishte kultivuar disa bimë narkotike të llojit kanabis  në oborrin e shtëpisë së tij.

Gjatë kontrollit të shtëpisë i janë gjetur dhe konfiskuar 113.4 gram substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar 48 orë në qendrën e mbajtjes./Indeksonline/