10:54 / E Premte, 15 Maj 2020 / indeksADMonline

“Kumria” ndërton folenë në semaforët e Gjilanit

Shpendi i cili njihet në popull si “Kumria” si pasojë e qetësisë që po mbreteron në Gjilan shkak i pandemisë, ka ndërtuar folenë në semaforat e qytetit.

Këtë fole ndoshta e kanë parë edhe persona tjerë, por personit që nuk i ik asgjë sa i përket faunës, fotografi Arian Mavriqi arriti ti shkrep disa foto derisa Kumria qendronte në fole.

Ky është postimi i plotë:

Mirëmëngjesi! Korona Virusi si duket ka ndikuar që ky shpend që në shqip quhet Kumria e gjuhë shkencore “Steptopelia dectaoto” të gjej guximin dhe të ndërtoj folenë në semafora në Gjilan dhe pritet të fillojnë jetën gjeneratat e reja që dalin nga ajo fole.

Gjilan, maj 2020.