Kundërkandidati i Naim Tërnavës, sa për sy e faqe, BIK-u s’do të ketë ndryshime
Kundërkandidati i Naim Tërnavës në BIK, Rexhat Mexhiti është kandiduar sa për sy e faqe.
Burime të Indeksonline, të afërta me BIK-un bëjnë të ditur se Mexhiti është “dost” i Tërnavës dhe se kandidatura e tij ka qenë vetëm formale.
Mexhiti njihet si dora e djathtë e Tërnavës dhe se nuk ka synime serioze për t’i zënë atij pozitën.
Indeksonline mëson se Tërnava do të votohet me shumicë votash nga kryetarët e këshilleve të BIK dhe nga delegatët.
Kështu, Naim Tërnava pritet të jetë kryetar i ri i BIK edhe për një mandat të ri 5 vjeçar./Indeksonline/