18:29 / E Shtunë, 15 Maj 2021 / Blerim

Kundërshtari i tha diçka në vesh, ky ishte reagimi epik i Alioskit

Skuadra e Leeds United shënoi një fitore të madhe në udhëtim në xhiron e 36-të në Premierligë kundër Burnleyt me rezultat 0-4.

Futbollisti shqiptar që përfaqëson Maqedoninë, Ezgjan Alioski bëri një paraqitje të mirë – duke bërë po ashtu një asist për golin e shënuar nga Harrison, shkruan IndeksOnline

Përveç kësaj, Alioski pati edhe një moment epik. 

Gjatë ndeshjes, Alioski pati një bisedë ‘private’ me McNeil – ky i fundit i tha diçka në vesh, kurse reagimi i shqiptarit ishte epik.

“A e dëgjove çfarë më tha? E dëgjove këtë?”, ishin fjalët që i tha lojtari i Leedsit gjyqtarit kryesor./IndeksOnline/