18:18 / E Enjte, 08 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Kundërshtari kafshon Liridon Krasniqin, ky i fundit e godet (Video)

Liridon Krasniqi është ndëshkuar me karton të kuq në ndeshjen e fundit të skuadrës së tij Kedah FA.

Futbollisti nga Kosova u ndëshkua me të kuq në minutën e 80’të pasi goditi kundërshtarin, shkruan IndeksOnline.

Sipas mediave nga Malajzia, lojtari i ekipit Perak e kafshoi lojtarin kosovar në stilin e Luis Suarezit.

Kartoni i kuq ndikoi shumë në këtë ndeshje, pasi skuadra e Kedah u mposht 1 me 3./IndeksOnline/