09:31 / E Hënë, 14 Tetor 2019 / indeksADMonline

Kuotat e bastoreve, favorizojnë dukshëm Kosovën kundër Malit të Zi

Kanë përfunduar kohët kur fitorja e Kosovës vlerësohej me kuotë të lartë me bastoret botërore.

Në ndeshjen kundër Malit të Zi, Kosova është favorit absolut në letër, shkruan Indeksonline.

Fitorja e “Dardanëve” ka kuotën 1.61, barazimi 3.90 derisa fitorja e malazezëve ka kuotën 6.5.

Mali i Zi këtë ndeshje e luan vetëm për statistika, derisa Kosova ka gjasa reale për t’u kualifikuar. /IndeksOnline/