23:21 / E Enjte, 08 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Kupa “Del Rey”/ Barcelona në finale (Video)

Skuadra e Barcelonës është kualifikuar në finale të Kupës “Del Rey.

Klubi katalunas fitoi me rezultat 2 me 0 kundër Valencias në “Mestalla”, shkruan IndeksOnline.

Golin e parë në këtë ndeshje e shënoi Philipe Coutinho në minutën e 49’të, kurse të dytin, Ivan Rakitic në minutën e 82’të.

Barcelona kishte fituar në “Camp Nou” me rezultat 1-0, kështu klubi i Valverdes u kualifikua në finalen e parë këtë sezon.

Kundërshtari i finales do të jetë Sevilla, e cila eliminoi Leganes në gjysmëfinale./IndeksOnline/