22:47 / E Mërkurë, 12 Qershor 2019 / indeksADMonline

Kupa e Botës e femrave dhuron autogolin më spektakular të vitit

Në Francë po zhvillohet Kampionati Botëror i femrave.

Në ndeshjen e dytë të grupit, vendasit po luajnë kundër Norvegjisë dhe rezultati aktual është 2-1 në favor të tyre.

Por mbrojtësja franceze, Wendie Renard ka shënuar një nga golat më të çuditshëm të vitit.

Një krosim i lehtë nga krahu ajo e devijoi në portën e saj edhe pse askush nuk po i bënte presion.

Ky rast më shumë i përngjan sikur Renard të ishte sulmuese klasi për skuadrën kundërshtare. /IndeksOnline/