08:17 / E Hënë, 22 Prill 2019 / indeksADMonline

Kupa e Botës e Fortnite përjashton 1,200 lojtarë hileqarë

Mbase do të mendonit se një aktivitet si Fortnite World Cup do të kishte pjesëmarrës me sjellje prej profesionistësh por ja që nuk ka ndodhur kështu.

Epic zbuloi se kishte bllokuar mëse 1,200 llogari të cilat bënin me hile në turneun një javor zhvilluar online.

Shumica e tyre, 1163, morën një përjashtim dy javorë sepse kishte anashkaluar rregulloren e luajtjes në hapësira të ndryshme. 196 prej tyre kishin mashtruar me çmimet ndërsa njëri mori 72 orë përjashtim sepse ishte shkëputur qëllimisht nga loja.

Tetë llogari u bllokuan sepse kishin bashkëpunuar dhe krijuar aleanca jo zyrtare me kundërshtarët e tyre.

Vetëm njëri u detyrua të rikthente çmimin e fituar. I fundit ishte njëri që ju ndaluar përgjithnjë loja sepse kishe përdorur një softuerë mashtrimi në pesë minutat e para të turneut.

Kupa e Botës së Fortnite ka ende rrugë për të bërë dhe finalet organizohen më 26 Korrik. Është vetëm java e dytë dhe raundet e para kanë filluar të zhvillohen.

Imazhi i Epic në botën e sporteve elektronike varet nga ky turnet nëse do të shkojë siç duhet dhe për ta arritur këtë duhet të dekurajojë lojtarët të cilët bëjnë hile gjatë lojës.,