18:33 / E Martë, 07 Shkurt 2023 / shkelqim osmanaj

Kupa e Italisë, caktohen datat e gjysmëfinaleve

Janë përcaktuar pasditen e sotme datat e gjysmë-finaleve të Kupës së Italisë, kompeticion për të cilin kanë mbetur në garë Juventusi, Interi, Fiorentina dhe Cremonese.

Kështu çifti Juventus-Inter do të luajnë aktin e parë gjysmë-final më 4 prill në orën 21:00 në “Allianz Stadium”, ndërsa Fiorentina dhe Cremonese do të zbresin në fushë 24 orë më vonë.

Nuk janë zyrtarizuar ende datat për ndeshjet e kthimit, megjithatë paraprakisht janë planifikuar për më 25 dhe 26 prill, në Milano dhe Kremona. /ss