22:56 / E Mërkurë, 11 Janar 2023 / Gj. Sh

Kupa e Italisë, Vazhdimet e përcaktojnë fituesin e ndeshjes Milan-Torino

Është mbyllur pa fitues koha e rregullt e ndeshjes së Kupës së Italisë mes Milanit dhe Torinos.

Rezultati pas 90 minutave lojë ishte i barabartë 0-0, shkruan IndeksOnline.

Rosonerët kishin disa mundësi për të kaluar në epërsi por nuk kishin sukses.

Në anën tjetë Torino ishte me një futbollistë më pak që nga minuta e 70-të, pasi Koffi Djidji u përjashtua nga loja./IndeksOnline/