14:36 / E Martë, 27 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Kupa e Kosovës: Fitore me rezultate tenistike në rrethin e dytë

Kanë përfunduar shumica e ndeshjeve të sotme të zhvilluara në kuadër të Superligës së Kosovës në futboll.

Ndeshja kryesore, mes Drenicës e Prishtinës, megjithatë, ka mbaruar baras, 0-0, dhe kështu skuadrat do të shkojnë në vazhdime.

Nga ana tjetër, në Obiliq, KEK-u është mposhtur nga Flamurtari me rezultat, 0-1, transmeton IndeksOnline.

Vëllaznimi i Ismet Munishit ka fituar, 3-0 ndaj Bashkimit të Koretinit, kurse fitoren më të thellë e ka regjistruar Liria e Prizrenit.

Skuadra, e cila ka sjellur një trajner italian së fundmi, e ka shkatërruar Lugun e Baranit, 11-0.

Në mes të tjerash, edhe Ferizaj ka regjistruar fitore bindëse. Djelmoshat e Afrim Tovërlanit kanë mposhtur Vllazninë me rezultat, 6-2.

Kështu janë rezultatet:

Drenica – Prishtina 0-0 (në vazhdime)
KEK-u – Flamurtari 0-1
Sharri – Gjilani 2-2 (pas vazhdimeve, 2-5)
Bashkimi (K) – Vëllaznimi 0-3
Drenasi – Ballkani 0-1
Dukagjini – Arbëria 3-1
Istogu – Ramiz Sadiku 3-0
Lugu i Baranit – Liria 0-11
Fushë Kosova – Onix 3-2
Vllaznia (P) – Besa 1-2
Ferizaj – Vllazëria (Zh) 6-2
Kika – Vushtrria 1-0 (Ka startuar nga ora, 13:00)

/IndeksOnline/