Kupa e Kosovës/ Portieri i Ballkanit debuton me karton të kuq!

Në ndeshjen e Kupës së Kosovës midis Llapit dhe Ballkanit është dhënë një karton i kuq.
Portieri i mysafirëve (Ballkanit), Ljuljanoviq është ndëshkuar me karton direkt të kuq, në debutim – në minutën e 78-të të ndeshjes, shkruan IndeksOnline.

Pas shumë polemikave, gjyqtari i ndeshjes vendosi që ta ndëshkonte me karton të kuq portierin e Ballkanit, pasi ky i fundit doli me top në dorë jashtë 16-metërshit.