75 Mall Live Search
10:42 / E Martë, 05 Nëntor 2019 / indeksADMonline

“Kur do të martohesh”? Përgjigja e Liberta Spahiut është epike

 Moderatorja e njohur shqiptare, Liberta Spahiu di që gjithmonë të tërheqë vëmendje me gjërat që publikon.

Edhe deklaratat që bën komentohen vazhdimisht e një gjë të tillë e ka bërë edhe së fundi, shkruan Indeksonline.

Liberta ka krijuar një pyetësor përmes InstaStoryt, ku edhe ka marrë shumë pyetje nga ndjekësit e saj të cilave ajo u është përgjigjur pa hezitimi.

Një nga pyetjet më interesante ishte edhe ajo se kur po planifikon të martohej, që Liberta i është përgjigjur menjëherë.

“Edhe naj ditë…Veç po pres me dalë ndonjë këngë e bukur për çifte kur martohen”,  ishte përgjigjja e prezantueses.

Ndryshe, së fundi Liberta qëndroi për pushime në një ishullin përrallor në Tailandë./Indeksonline/