13:03 / E Premte, 08 Qershor 2018 / indeksADMonline

Kur e pyesin Faton Shoshin edhe sa herë ka me ‘godit’ Ledri këtë verë (Video)

Ledri Vula s’ka të ndalur.

Sa herë që ai lason ndonjë projekt muzikor, suksesi është i garantuar. Këngët e tij shndërrohen brenda ditës hite, ndërsa mbahen mend gjatë.

Së fundmi reperi erdhi me këngën ‘Princess Diana’ që e solli në bashkëpunim me Lyrical Son. E kjo këngë vetëm brenda dy ditësh ka kapur mbi 2 milion klikime në kanalin ‘Youtube’, shkruan Indeksonline.

Këtë sukses të Ledrit e ndan me ndjekësit e tij në llogarinë Instagram edhe menaxheri i reperit, Faton Shoshi.

Ai ka postuar një video ku shihet Ledri duke goditur me boks, e ku ka shkruar: Kur tem vesin edhe sa her ka me godit Ledri Vula verës!

 

Kur tem vesin edhe sa her ka me godit @ledrivula veres ??2mil??

A post shared by Faton Shoshi (@fatonshoshi) on

Ndryshe me këtë postim Shoshi po paralajmëron edhe diçka nga Ledri këtë verë.

Siç duket kjo sezonë do të jetë goxha e ‘nxehtë’ sa i përket hiteve që po krijon reperi./Indeksonline/