09:22 / E Enjte, 28 Maj 2020 / indeksADMonline

Kur ke një megayll në skuadër, Iniesta bën skuadrën e tij rekorde me miliona!

Andres Iniesta vazhdon të jetë aktiv në futboll. Ylli spanjoll është futbollist i Vissel Kobes në Japoni.

Kjo skuadër duhet ta mbajë para duarsh Iniestën ngase prezenca e tij i ka sjellur rekord të ardhurash.

Klubi dje ka publikuar të ardhurat ku tregohen shifrat rekorde të fitimit brenda një viti.

Vissel Kobe është bërë skuadra e parë japoneze që ka arritur fitim prej 11.44 miliardë jenësh, që i bie 96 milionë euro brenda vitit.

Rritja e sponsorizimit dhe shitja e biletave ka ndikuar në këtë sukses për skuadrën japoneze.

Efekti Iniesta është kryesori në këtë suksese financiare ngase të gjitha të ardhurat i atribuohen atij./Indeksonline/