15:27 / E Martë, 16 Shkurt 2021 / AR

Kur mediokritetet dhe sekserët marrin hez – Antipod të institutit Riinvest përgjigjen ua ka dhënë vetë presidenti Rugova për së gjalli

Shkruan: Muhamet Mustafa

KUR MEDIOKRITETET DHE SEKSERET MARRIN HEZ – ANTIPOD TE INSTITUTIT RIINVEST PERGJEGJEN UA KA DHENE VETE PRESIDENTI RUGOVA PER SE GJALLI

Mbrëmë , në dy televizione: një   ánalist dhe një tejtër aktiviste  ( lexo ky I pari : një  tip  sekseseri, te frustruarish  të njohur  për ikje – dalje- riardhje , frakcionistësh rreth  LDK, shëtitës partishë e te njohur edhe për shkthtësi  transferesh politIke pa kursyer nga këto lojra  edhe përfaqësues  te familjeve emblematike) duket se po mendojnë se tash është përseri shansi I tyre.

Ne hazin  e tyre   u munduan te dy  që te përbaltin Institutin Riinvest, gjoja  si një burimet e këçijave për çfarë po I ndodhë LDK. Nga Instituti Riinvest , në LDK, kanë shkuar vetëm   L.A dhe AG.  IM dhe A.H. e kishin nërprerë punën tek ne para se të kyçeshin në LDK.   Gjatë një çerekshekulli,  ( Riinvest u themelua ne maj 1995), Instituti  Riinvest as nuk ka inkurajuar,  as nuk ka penguar ata që kanë dashur te shkojnë nga aty ne politikë : në LDK, AAK, VV , PDK apo gjetiu, ose oranizata te tjera . Nuk kemi konsideruar asgjë të keqe nga kjo, përkundrazi! Eshtë një dukuri gjithandej ne botë se nga organizata te tipit si RiinvestI rekrutohen eskpertë për punë në institucione qeveritare, fiannciare e të ngjashme. 

Ne jemi krenar që mbajmë një ekuidistancë nga partitë politike dhe se gjatë kësaj periudhe kemi folur  me fuqinë e argumenteve të studimeve tona, duke ruajtur nivelin  prej  një think tanku serioz . Instituti Riinvest nuk mund te ketë asnjë meritë as përgjegjësi për performacën e ish punonjësve te tij kur hyjne në politikë, ne parti te ndryshme. Ata me vete hyrjen në parti politike nuk janë më ne punë me  RIINVESTIN dhe nuk kanë realcion pune me te.  Disa  nga krokatësit , madje shkojnë aq larg sa TI shkruajne   Institutit Riinvest  si gjynah , edhe  shkollimin në shkolla prestigjioze te eksperteve te ekonomise e biznesit,ze ( si psh. Mbrëmë u permend edhe Ish minsitrja HB që asnjëherë nuk ka punuar ne Institutin Riinvest .

Ajo dhe afro 300 ekspertë tjerë nga fusha e Makroekonomise dhe MBA ( Master i Admi nistrimit te Biznesit) janë mështetur  për shkollimin e tyre jashtë vendt. Instituti Riinvest e  ka servisuar  mbështetur me skema bursash dhe partneriteti me univeristete nga Britania e Madhe, SHBA, Gjermani, Itali studimet tyre në masters dhe doktoratë.   Riinvest është krenarë se ata votojne gjithe partitë tona sipas zgjedhjes së  tyre. Ata japin kontribut pra ne qindra pika ne Kosove, dhe deri sot kemi marrë vetëm falenderime.  Por përjashtim këtu bën  një grup,  fatbardhsisht të vogël në LDK, ose me mire te thuhet  dezerterësh të LDK  dhe një grupi tjetër të përfolur gjithashtu për spekulim politike sipas porosisë ,  që kur e vlerësojnë,  nxitin pipzat e tyre  që  për çdo eventualitet ta sulmojnë Institutin Riinvest. 

E sa i përketë “”Frymes Rugoviane”  dhe relalcionit te Institutit Riinvest me te brenga eshte falce poashtu. Gjoja fryjma Rugoviane  qenka  dëmtuar nga  inkuadrimi I 3-4 ish hulumtues te Institutit Riinvest .  Vertetë  nuk ka asgjë për tu brengosur. Ne nuk do ta harrojme kurrë mbështetjen  që na ka dhënë Presidenti Rugova  që në hapat e pare : me 1995, 1996 dhe ne vazhdim.  Vlerësime  e tij dhe realcionin e Riinvest me preokupimet e tij  madje u demosntruan shumë here , e sidomos  me rastin e 10 vjetorit te punës sonë, dhe kur ai faktikisht na besoi detyren qe te mbulojme ekonomine ne begociatat e Viennes.  Me  një motivacion  që prejetësisht na bën krenar dhe nder .  Presidenti Rugova  e ka dekoruar Institutin Riinvest me Medalen e Arte te Pavaresise ( me  15 maj 2005. Ndaj ndalne turrin!

Pa hy me gjerë në motivet e këtyre batakçinjve që përgojojnë Institutin Riinvest, ato megjithatë janë te tejdukshme dhe duket se lidhen me frigën dhe inferioritetin e tyre ose mentorëve të tyre.

Si një nga themeluesit e këtij Instituti, udhëhqës i tij për një kohë të gjatë e tash Këshilltar Senior aty, ju bëj me dije se  Instituti Riinvest refuzon që të bëhet pjesë e luftës primitive politike te diesenjuar  dhe inspiruar nga inxhinjering i përçarjes dhe destrukcionit. Si organizatë që avokon transparencën dhe llogaridhënien ne jemi te gatshëm që secilit klient, analist, gazetar, qytetar ti ofrojmë informacionin e argumentar .E këto  krokatje që vijnë here pas here, nuk na brengosin e as çvendosin nga preokupimi dhe misioni ynë : Promovimi I mendimit modern ekonomik në Kosovë të bazuar në filosofinë e ndërmarrësisë!