15:43 / E Enjte, 18 Tetor 2018 / indeksADMonline

Kur një ish ministër ia huq me parkingun e AUDI A6

Kryetari i bordit menaxhues të Petrokemisë në Kroaci, njëherit ish ministri i Ekonomisë në qeverinë e Jadranka Kosovar, Duro Popijac është bërë lajm në shtetin e tij për një parking të gabuar që ka bërë.

Popijac ia ka huqur fort me parkingun e veturës luksoze të tij, Audi A6 S Line në një vend parkimi për personat me aftësi të kufizuara.

Vetura me vlerë 65 mijë euro kishte zënë pjesën e dedikuar për një kategori tjetër të shoqërisë.

Ai ka konfirmuar se vetura e tij është pikërisht ajo, por ka kërkuar falje duke thënë se e ka lënë vetëm pak minuta pasi ishte ndalur në një qendër tregtare./Indeksonline/

Temat: