12:02 / E Martë, 04 Dhjetor 2018

Çmimet e karburanteve bien në shifra rekorde në Kroaci

Çmimet e karburanteve kanë rënë drastikisht në Kroaci. Mëngjesi i sotëm ka regjistruar çmimet më të ulta të naftës e benzinës në Kroaci gjatë vitit 2018.

Nga 1.41 sa ishte në muajin tetor, çmimi i naftës tani ka rënë në 1,27 cent.

Çmimi i benzinës poashtu ka pësuar zbritje pasi që tani kushton 1.32 cent, nga 1.47 sa ishte dy muaj më parë, shkruan Indeksonline.

Kohëve të fundit në Kroaci ka ndodhur një fenomen interesant pasi që në shumë pompa nafta ka qenë më e shtrenjt se sa benzina.

Çmimi mesatar në botë i naftës në botë aktualisht është 1.28./Indeksonline/