11:14 / E Enjte, 10 Shtator 2020 / indeksADMonline

Kur piloti bën art mbi qiellin e Kosovës (Foto)

Një aeroplan i tipit “Beech B300 Super King Air 350” është duke fluturuar mbi qiellin e Kosovës për më tepër se një orë.

Ai po bënë rrugën e njëjtë që katër herë, duke mos devijuar askund, raporton IndeksOnline.

Siç shihet në pamjet e marra nga “Radar24”, piloti ka krijuar rrethin gjigant në qiellin e Kosovës në të cilin po kalon që katër herë pa e devijuar rrugën.

Aeroplani, prodhim çek, është ngritur nga pista e aeroportit “Adem Jashari” në orën 9 e 53 minuta, ndërsa është ende duke fluturuar mbi qiellin e Kosovës.

Nuk dihet qëllimi i këtij fluturimi, mirëpo është mahnitëse se si piloti e bën rrugën në rreth pa e devijuar askund as edhe për pak metra./IndeksOnline/