21:05 / E Martë, 11 Qershor 2019 / indeksADMonline

Kur plagët në trup kthehen në art!

Plagët dhe shenjat në trup janë diçka që pothuajse secili njeri i ka.

Disa prej tyre na kujtojnë një fëmijëri të lumtur ose kujtime të tjera shumë argëtuese të cilat sa herë na bien në mend na bëjnë të buzëqeshim.

Por, shumica prej tyre janë shenja të dhimbjeve që i kemi kaluar në jetë.

Disa njerëz arrijnë të mësohen me to dhe vetëm bëhen më të fortë derisa disa të tjerë duket se nuk arrijnë asnjëherë të mësohen të jetojnë me to.

Kur dhimbja është më e madhe se sa që mund ta përballojmë, ne nuk duam asgjë tjetër përpos t’i harrojmë ose t’i zhdukim përgjithmonë shenjat që na e kujtojnë atë.

Megjithatë disa njerëz kanë arritur që dhimbjen e tyre ta kthejnë jo vetëm në forcë, por edhe në art.

Ata kanë shndërruar plagët e tyre – gëzimin dhe dhimbjen – në tatuazhe shumë unike.

Artistët e tatuazheve kanë bërë shumë më shumë se punën e tyre: ata kanë ndihmuar njerëzit të kthejnë faqet fatkeqe të jetës së tyre dhe të ecin përpara.