17:56 / E Mërkurë, 10 Tetor 2018 / indeksADMonline

Kur shahirët shqiptarë i kushtonin vargje homoseksualëve

Natyra njerëzore mendohet të ketë qenë gjithmonë me tendenca biseksuale. Me rregullat dhe normat sociale, marrëdhëniet mes gjinive të njejta filluan të gjykoheshin si jo të drejta, derisa në një kohë ato u ndaluan. Në vitet e fundit, ne botë por edhe tek ne, ka filluar të vërehet një frymë më liberale, një tendencë për t’u çliruar restriksionet e botës së vjetër, dhe për të krijuar një të re, më të afërt me njerëzoren natyrale.

Këngët e arshikëve e dylberëve, me të cilat pak a shumë jemi të gjithë familjarë, janë të panumërta dhe të përhapura edhe në Kosovë e Shqipëri. Në fakt mendohet që në Shqipëri, marrëdhëniet homoseksuale u ndaluan me ardhjen e diktaturës, shkruan Insajderi.

Ja një tekst i tillë:

“‘po na vjen nji vark me vela,

thonë se ka manifaktur,

qenka mbush o me dylbera,

Jalla zot, shkarkofshin ktu…”

Do të thotë dylberat, jo vetëm që nuk shiheshin me urrejtjen e përçmimin e sotëm por ishin më se të mirëseardhur.

Një tjetër tekst, i shkruar nga poeti , ngjajshëm përshkruan kënaqësitë seksuale të përjetuar nga marrëdhëniet me seksin e njejtë.

Në Evropë s’lashë vend pa parë
Kuplaratë i mora mbarë.
Shijova bionde gjermane
Meskëputurat persiane
Rreth e qark iu sulla botës
Por në Francë lashë ment e kokës.
Kush të dojë le ta provojë
Të ma marrë mikun në gojë
Në Stamboll mos shkofsha kurrë
Bashkohet burri me burrë.
Thonë se është ves i shëmtuar,
Mos vdeksha pa e provuar…”