23:20 / E Mërkurë, 31 Korrik 2019

Kur s’ju pëlqen Shqipëria, pse vini more?

Ndersa avioni i afrohej Rinasit, degjoj nje shqiptare nga keto qe jeton ne Angli: Sa qytet i shemtuar eshte (referuar Tiranes).

Nje pyetje kam per ju qe vini çdo vere: Kur sju pelqen, pse ktheheni more? Na lini rehat neve qe jetojme ketu ne kete “shemtine” tone.

Se nuk e di per ju, por une nuk i nderroj me asnje vend te botes rrugicat e Shkodres, qetesine e Shirokes, reren e Velipojes, magjepsjen e Valbones, lartesine e kanioneve te Osumit, mengjesin e Livadhit, ngjyrat e Dhermiut, gurgullimen e lumit te Shales, aventuren e Thethit, freskine e Dajtit, rrugicat e Liqenit, shetitjen e pedonales, bardhesine e Voskopojes, madje madje as ate kafenene e perhershme qe me eshte bere si shtepi e takoj njerezit me te dashur.

Se ngado qe shkoj, edhe pse mahnitem, prap mezi pres te kthehem te ajo kafene e tek gjithçka qe eshte e imja po aq sa e juaja.