21:58 / E Mërkurë, 28 Tetor 2020 / Blerim

Kur Szczesny shkon “zhag” dhe nuk i lë futbollistët e Barcelonës të shënojnë

Tashmë ka përfunduar pjesa e parë e takimit ndërmjet Juventusit dhe Barcelonës, duel ky në kuadër të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve.

Portieri i Juventusit, Szczesny ishte njeriu kryesor që i shpëtoi gol të sigurt skuadrës së tij, duke bllokuar dy goditje të njëpasnjëshme të futbollistëve të Barcelonës, shkruan IndeksOnline

Më poshtë mund ta shikoni momenti kur, Szczesny shkon “zhag” vetëm për të mos lejuar që topi të përfundoi në rrjetë.

Kujtojmë se Barcelona është duke avancuar në 0:1 me golin e Dembeles në minutën e 14’të të takimit.