11:04 / E Mërkurë, 20 Mars 2024 / A. M.

KUR TI TË VISH

         Shkruan, Remzi Fetahaj

(Kushtuar dëshmorit të Kombit, Izet R. Shatri)

          (Prindërit)

Kur ti të vish…

Na e sjell uratën, bir!

Të çmallemi njëherë me ma t’mirën

lindje!

(Gruaja)

Kur ti të vish…

Na e sjell dritën, i dashur!

Të nxjerrim nga heshtja ma t‘bardhin

kujtim!

(Motra dhe vëllezërit)

Kur ti të vish…

Na e sjell shpirtin, vëlla!

Të shuajmë me nder atë etjen

tënde!

(Vajza)

Eh…!

Kur ti të vish…

Na e sjell dhe artin, baba!

Të luajmë me klarinetë për ma t‘bukurën vdekje!

(Remzi H. Fetahaj)