19:27 / E Enjte, 26 Prill 2018 / indeksADMonline

Kur tragjedia kthehet në përfitim ‘klikimesh’ (Foto)

Ende pa dalur fjala përfundimtar e organeve kompetente në lidhje me zbardhjen e rastit të vdekjes së aktorit Art Kurti, mediat online vazhdojnë me shpifje të ulëta të ‘fitojnë’ klikime.

Në rrjetet sociale po qarkullojnë lloj-lloj lajmesh nga ato më të ulëtat në lidhje me një rast të ndjeshëm, e tejet të rëndë, veçmas për familjarët e të ndjerit të cilët  me dhimbje të thellë dje ia dhanë lamtumirën djalit, e vëllait të tyre.

Mediat duhet ta kryejnë punën e tyre për çka edhe thirren dhe jo të ‘bien’ pre e disa thashethemeve dhe disa fotografive, pa e ditur të vërtetën.

Art Kurti u gjet i vdekur më 24 prill të vitit 2018, në veturën e tij në fshatin Goden, në rrethana të dyshimta.
I ndjeri ishte një nga personazhet më të dashura të serialit komik ‘O Sa Mirë’./Indeksonline/