13:03 / E Martë, 02 Tetor 2018 / indeksADMonline

Kur Valverde e injoronte Pochettinon!

Mbrëmja e së mërkurës në Champions League ndërmjet Barcelonës dhe Tottenhamin do ta sjellë ri-bashkimin e Erensto Valverdes dhe Mauricio Pochettinos, por dyshja në fjalë nuk ka pasur gjithnjë raporte të mira.

Të dy trajnerët tani janë duke drejtuar klube të mëdha dhe kanë nderin që menaxhojnë lojtarë si Lionel Messi, Harry Kane, Luis Suarez, Christian Eriksen dhe Dele Alli.

Por, 12 vite më parë, kur Valverde ishte në postin e trajnerit të Espanyolit, njëra ndër vendimet e tij të para ishte ta largonte kapitenin e skuadrës.. askënd tjetër përveç Pochettinos.

Ky fakt është përmendur edhe në librin e botuar nga argjentinasi, ”A New World”, transmeton IndeksOnline.

Image result for pochettino espanyol player

”Valverde arriti në Espanyol dhe nuk më donte mua sepse unë isha njëri prej atyre që kontrolloja zhveshtoren”, shkroi ai.

”Ishte e vështirë për mua ta pranoja, por unë e kuptova këtë me kohën”.

Këtë moment e ka shpjeguar edhe drejtori sportiv i Espanyolit, Paco Herrera aso kohe, duke thënë se ishte një moment traumatik.

”Ishte një moment traumatik, por skuadra kishte nevojë për gjëra të reja, kishte qendër-mbrojtës nga akademia që ishin mjaft të fortë dhe më pas gjërat nuk shkuan edhe aq keq pasi luajtëm në një finale Evropiane”, tha ai.

Image result for pochettino southampton

Por, injoranca e Valverdes ndaj Pochettinos, i solli sukses këtij të fundit.

Nga skuadra e femrave te Espanyoli, ai u bë trajner i meshkujve, më pas vazhdoi te Southamptoni para se të kalonte te Spurs, ku është duke e zhvilluar sezonin e pestë./IndeksOnline/