15:58 / E Enjte, 08 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Kurti: Arrestimi i 6 aktivistëve, hakmarrje e policisë ndaj VV-së

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, njëherësh i pari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka folur në lidhje me rastin e aktivistëve të dënuar të kësaj partie për sulmin ndaj Kuvendit të Kosovës.

Në një debat në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës, Kurti ka përmendur të gjitha rastet e protestave të tyre, gjatë vitit 2015 dhe 2016.

Në këto protesta, Kurti tha se ishin arrestuar shumë aktivistë të Vetëvendosjes, shkruan Indeksonline.

Por, arrestimi i gjashtë aktivistëve të Vetëvendosjes më 29 gusht për sulm ndaj Kuvendit, sipas Kurtit ka qenë një hakmarrje e Policisë, për protestat që ishin bërë në periudhat e  fundit në atë kohë.

“Viti 2015 pat nisur me protestat e janarit që kanë shtyrë në shkarkimin e ministrit Jabllnoviq. Ai vit përfundoi me gjykatën kushtetuese. Viti 2016 ka nisur me demonstratat më të mëdha të 9 janarit dhe 17 shkurtit për demarkacionin dhe kundërshtimin e formimit të Asociacionit. Janë bërë  qindra arrestime deri më 29 gusht kur u arrestuan aktivistët e VV për sulmin ndaj Kuvendit të Kosovës. Pas arrestimit të tyre, Policia organizonte konferenca për shtyp ku sulmonin aktivistët dhe subjektin tonë politik. Nuk ka pasur as më herët dhe as më vonë si në rastin e këtyre aktivistëve, pra kur vet policia gjykonte rastin. Policia po na dënonte publikisht para kamerave dhe në studio. Dënonte policia jo gjykata. Gjykata bëhej e ashpër sepse policia ishte brutale. Asaj nuk i interesonin faktet dhe provat sepse as policisë nuk i  interesonin. Prokuroria ishte hallk formale që lidhet policinë me gjykatën. Gjashtë aktivistet ishin arrestuar nga policia. Policia a kishte bërë gjyqin, ndërsa gjykatësi na bënte policinë.

Por, pse po na persekutonte policia? Urdhrat politik ishte shpeshherë shkaku, por kësaj here ishe diçka më shumë. Përtej urdhrit politik. Unë besoj që ishte hakmarrje. Policia po hakmerrej për VV për protestat që i kishim bërë në muajt e fundit.  Ajo çka ngjau me 6 aktivistet ishte hakmarrje e policëve ndaj VV-së.

Kjo dëshmohet kur forcat elitare anti-terror më 28 nëntor 2016, kishin thyer zyrat e VV-së. Ndërhyrja e forcave elitare anti-terror, rrahën dhe arrestuan shumë aktivist. Pas kësaj , policia reagoj publikisht duke thënë se shumë pjesëtar të policisë janë lënduar  në këto ndërhyrje, duke pranuar kështu hakmarrjen ndaj neve për shkak të demonstratave. Pra dhunën dhe arrestimin ndaj aktivistëve të VV-së, policia e arsyetojë me policët e lënduar në protesta.  Arrestimi i 6 aktivistëve ishte hakmarrja e dytë policore ndaj VV-së. Ajo ngjau vetëm 2 ditë para protestës kundër ratifikimit të Demarkacionit”, ka thënë Kurti./Indeksonline/