18:33 / E Mërkurë, 17 Korrik 2019 / indeksADMonline

Kurti: Azem Galica ishte luftëtar i madh, Drenica dhe shqiptarët e kujtojnë me krenari

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka theksuar se Azem Galicën, Drenica, Kosova dhe i gjithë populli shqiptar e kujtojnë me krenari gjersa në historinë tonë ai ndrit me kryengritjen e tij.

Postimi i Kurtit në Facebook:

Me rastin e 95 vjetorit të rënies së Azem Bejtës, sot një delegacion i Lëvizjes Vetëvendosje! vizituam shpellën ku atëbotë ia fshehën trupin bashkëluftëtarët dhe ku për gjysmë shekulli preheshin eshtrat e tij.

Në fshatin Përçevë të Klinës ishim bashkë me aktivistët tanë të Qendrës sonë atje.

Më pas vazhduam për në Galicë të Vushtrrisë ku ndodhet varri i prijësit të çetave guerile shqiptare i cili për 12 vjet rresht luftoi e rezistoi kundër forcave serbe të Nikola Pashiqit.

Aty bëmë homazhe e vendosëm lule të freskëta bashkë me aktivistë të Qendrave Vushtrri e Skënderaj.

Azem Bejtë Galica ishte luftëtar i madh i Komitetit Kombëtar për Mbrojtjen e Kosovës.

Drenica, Kosova dhe i gjithë populli shqiptar e kujtojnë me krenari gjersa në historinë tonë ai ndrit me kryengritjen e tij.